×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 8:02

    Homazhet do të bëhen nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në hollin e Kuvendit.

    Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

    Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

    Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur udhëheqësit e vendit si dhe liderët politikë.

    Emri i Ali Lajçit haset herët, qysh mes emrave të organizatorëve të demonstratave studentore e popullore të vitit 1981, për çka ai u dënua nga regjimi i Jugosllavisë me 15 vite burgim.

    U lirua nga burgu në vitin 1991, por u arrestua sërish më 1993 për përfshirjen e tij në organizime të rezistencës së armatosur.

    Pas luftës në Kosovë, Ali Lajçi ishte Kryetar i Komunës së Pejës mes viteve 2001 – 2007.

    Pas kësaj ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës në disa legjislatura, ku ishte edhe një nga nëshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!