×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja shenjëstron tre raste të reja, të përfshirë 30 persona – konfiskon para, armë, vetura dhe telefona

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 14:49

    Prokuroria Speciale ka shënjestruar tri raste të reja, ku të përfshirë janë 30 persona në vepra të ndryshme penale, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se në rastin e parë janë të përfshirë shtatë persona, në rastin e dytë 19 persona, ku dhe janë konfiskuar armë, vetura e para, si dhe në rastin e tretë të përfshirë katër persona.

    Komunikata:

    Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda, ku janë shenjtëruar tre (3) raste të reja me tridhjetë (30) persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë përfshirë shtatë (7) persona, prej tyre katër (4) gjenden në paraburgim dhe tre (3) në masën e arrestit shtëpiak për veprën penale “Hyrje ne sistemet kompjuterike”, nga neni 327 i KPRK-së, “Mashtrimi”, nga neni 23 dhe “Shpëlarje e parave”, nga neni 302 i KPRK-së dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së. Në këtë rast janë konfiskuar 257.540,00 euro, shtatë (7) vetura, nëntë (9) telefona, kompjuterë dhe pajisje kompjuterike, një (1) armë e gjatë dhe një (1) pistoletë.

    Gjithashtu, ju njoftojmë se në rastin e dytë janë përfshirë nëntëmbëdhjetë (19) persona, tre (3) prej tyre gjenden në paraburgim për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo të materieve plasëse”, nga neni 364 dhe 31 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së. Nga ky rast janë konfiskuar tridhjetepesë (35) armë, katër (4) vetura, gjashtëqindepesëdhjetë (650, 00) euro, dy (2) telefona dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Ndërkaq, në rastin e tretë të shenjestruar janë të përfshirë katër (4) persona për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 dhe “Dhënia e ndihmës”, nga neni 33 në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!