×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla pezullon nga puna Riza Alshiqin dhe 5 zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Punëve të Brendshme

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 19:04

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për pezullimin nga puna të zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Riza Alshiqi dhe 5 zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie.

    Sipas Sveçlës, pezullimi i Alshiqit vjen pas rastit të keqpërdorimit të detyrës për përfitime të biznesit të tij “Rent a car”.

    “Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij “Rent a car” në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njejti bashkë me 5 zyrtarë të të njejtit departament sot janë pezulluar nga detyra”, ka shkruar Sveçla, përcjell Reporteri.net.

    Ditë më parë, Sveçla njoftoi se kishte nisur hetimet ndaj zyrtarit të MPB-së, Riza Alshiqi, për shfrytëzim të parkingut të pronës së këtij institucioni për parkim të veturave me qira./Reporteri.net./

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!