×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi t’i ikë policisë, por kapet nga njësia tjetër në terren – shoferit në Pejë i konfiskohet vetura dhe gjobitet me 500 euro

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 11:48

    Ditën e djeshme Njësia e komunikacionit rrugor në Pejë, derisa ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë, e cila i ka ikur Policisë, por që është ndaluar nga njësitet tjera që kanë qenë në terren, shkruan Reporteri.net.

    Shoferi kishte qenë duke drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, dhe atij i është konfiskuar vetura përkohësisht, është gjobitur me 500 euro dhe pesë pikë negative, si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse për 6 muaj.

    Njoftimi:

    Me datё 16.04.2024, deri sa Njёsia e komunikacionit rrugor DRP Pejё, ishin nё pikё kontrolli dhe pasi nga zyrtaret policor ёshtё kёrkuar tё ndalon kundёrvajtёsi, i njejti ka ikur nga Policia, por ёshtё ndaluar nga njёsitet tjera ne terren, pas verifikimit tё kundёrvajtёsit rezulton se ishte duke e vozitur veturen nёn masen mbrojtёse, tё njejtit nga zyrtaret policor iu ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej:

    500 euro

    5 pikё negative

    6 muaj masё mbrojtёse dhe iu ёshtё sekestruar pёrkohёsisht vetura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!