×
  • Lajme
  • Lajme / Arrestohen të dyshuarit

    Theren me thikë dy persona në Prishtinë

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 8:50

    Dy persona janë therur me thikë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

    Policia e Kosovës në raporton 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Të dyshuarit, të cilët dyshohet se kanë sulmuar me thikë dy viktimat janë arrestuar.

    Njëri nga viktimat është shtetas i Shqipërisë.

    “Dardani, Prishtinë 15.04.2024-20:30. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas të Shqipërisë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raporton 24 orësh. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!