×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e rastit

    U gjet i shtrirë në rrugë, Policia nis hetimet për vdekjen e 68-vjeçarit në Prizren

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 8:45

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Prizren, ku viktima është gjetur i shtrirë në rrugë.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari”.

    “HETIM I VDEKJES- Rr. Ismet Jashari, Prizren 29.03.2024 – 15:17. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë mbrëmë se bëhet fjalë për një 68 vjeçar.

    “Viktima është I.D.1956. Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!