×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla thotë se diaspora nuk duhet të lejohet të votojë për zgjedhjet komunale në Kosovë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 21:21

    Gazetari Valon Syla që u rrah ditë më parë nga një kosovar që jeton në Zvicër, pas pas disa shkrimeve të tij për diasporën, thotë se kjo e fundit nuk duhet tëvotojë në zgjedhjet komunale në Kosovë.


    “Mendoj se në zgjedhje lokale duhet të mos kenë të drejtë vote, problemi është te vota me postë, që shumë lehtë mund të falsifikohet, sepse nëse një person që i diasporës i mbledh letërnjoftimet e i çon 6 vota edhe i çon me postë, e ndryshe nëse shkon deri në Ambasadë ose Konsullatë voton me dokumente të Kosovës, e që kjo do të ishte më e drejtë. Jam kundër votës me postë se kemi edhe shumë serb që votojnë në të njëjtën mënyrë që do të mund të ndikonte në sigurinë e vendit”, thotë Syla në REPORTERI/INTERVISTA.

    Jam kundër votës së diasporës me postë, në zgjedhje komunale, pse dikush që jeton në Mynhen t’ia përcakton fëmijëve tonë kush duhet të jetë drejtor i Arsimit në një nga komunat e Kosovës.

    Por Syla është pro që diaspora të votojë në zgjedhjet nacionale.

    “Në nivelin nacional, mendoj që diaspora duhet të lejohet të votojë, dhe të organizohet në Konsullata dhe Ambasada, le të shkojnë njerëzit e interesuar dhe të votojnë për kë të dëshirojnë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!