×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Vdes gruaja kosovare, iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra për në Kosovë

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 10:11

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një grua, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra për në Kosovë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “ANP-së, Adem Jashari 29.04.2024-22:25. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!