×
  • Lajme
  • Lajme / Bllokimi

    Von Cramon: Serbia të lejojë menjëherë kalimin e kosovarëve në pikën kufitare me Kroacinë, të ndalojë së turpëruari veten

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 12:54

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas maltretimit që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në pikat kufitare.

    Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten.

    “Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejojë qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo.

    MPJD dhe MPB u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e QUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate.

    “Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    MPJD njofton QUINT-in dhe BE-në për bllokimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi: Po vazhdojnë të merren në pyetje

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!