×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Vrasja në Pejë, Krasniqi kërkon që të krijohet urgjent task-forcë për mbrotjen e grave

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 11:23

    kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi ka reaguar pas vrasjes së mëngjesit të sotëm në qytetin e Pejës, duke thënë se institucionet shtetëtore kanë më së shumti përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, çfarëdo që është duke bërë tani Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë.

    Kreu i PDK-së ka bërë që urgjetisht të krikohet një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

    Postimi i plotë:

    Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje.

    Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti.

    Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë.

    Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

    Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë.

    Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!