×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Përparim Rama jep përgjigjen: Qe pse vendosa me u kthy në Prishtinë

    Reporteri
    12 Nëntor 2021 | 20:54

    Përparim Rama, kandidat i LDK’së për kryetar të Prishtinës ka treguar në Pressing se pse u kthye në Prishtinë dhe po synon pozitën e të parit të kryeqytetit.

    “Kam marrë ftesën nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Fillimisht nuk e kam marrë shumë serioze, kur e kam marrë thirrjen e dytë e kuptova që ishte serioze”, sqaroi Rama.

    “Për mua është një ftesë që t’i ndihmojë qytetit tim të lindjes, ku jam lind e rrit deri në moshën 16 vjeçare. E kam këtu dashurinë dhe jam munduar që 17 vjet që t’i ndihmojë nëpërmjet propozimeve të ndryshme për me i shqyrtuar problemet urbanistike në forma të ndryshme, por asgjë s’është marrë parasysh për çështje të ndryshme”, thotë Rama.

    “Për mua ka qenë një nder i madh dhe për atë arsye kam ardhur dhe jam takuar me Abdixhikun”, theksoi Rama.

    “Unë kam pranuar me kusht që unë të fokusohem 100 për qind në Prishtinë. Fokusi im, dashuria ime është Prishtina që ta zgjedh problemin që duket i madh por zgjidhja nuk është aq e vështirë”, shtoi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!