×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj me prodhuesit e Prizrenit: Do të krijojmë Fond të veçantë për ngritje të kapaciteteve

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 22:09

    Roli i ndërmarrjeve është shumë i madh për zhvillimin ekonomik të qytetit të Prizrenit, andaj jo rastësisht përkrahja, krijimi i një fondi të posaçëm përprodhuesit, janë pjesë e Programit zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit, – kështu e ka nisur bisedën Shaqir Totaj, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit në takim me ndërmarrjen “Puntext”, e cila ndërmarrje ka krijuar për shumë pinonjës të jenë pjesë e kësaj kompanie.


    Ndërkaq përfaqësuesi i kësaj ndërmarrje prodhuese, pasi ka falenderuar kryetarin e ardhshëm të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka theksuar se gjatë katër viteve të shkuara na ka munguar përkrahja, stimulimi, por edhe mundësitë për të arritur më shumë në punën tonë. Ata kanë theksuar se përkundër kohës së pandemisë, në vend që ndërmarrjet tregtare të përkrahen, qeverisja aktuale ka dërguar suficit memilion buxhet të komunës e nuk e ka parë të udhës që të përkrahen bizneset. Andaj shpresojmë se me fitoret e PDK-së do të kemi një tretman më ndryshe, dhe jemi të bindur për këtë.

    Kandidati i Partisë Demopkratike të Kosovës Shaqir Totaj, ka premtuar se ndërmarjet jo vetëm se do të përkrahen materialisht, por edhe me benifite tjera, sepse Prizreni si qytet historik ka nevojë që turistëve të shumtë t’u afrojë prodhime vendore, sa më shumë prodhime vendore ne si qytet jemi më afër realizimit të objektivave.


    Me përkrahjen e qeverisjes që do ta kem, unë për mandantin e ardhshëm, do të përpiqem që pos bizneseve ekzistuese të hapen edhe shumë biznese zejtare, për çfarë ka nevojë qyteti ynë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!