×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Zgjerimi i mbështetjes për Luginën, Kurti priti në takim deputetin shqiptar, Shaip Kamberi

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 8:06

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, me bashkëpunëtorët, kandidatët për kryetarë komunash në Preshevë e Bujanoc, Ardita Sinani e Ragmi Mustafi.

    Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media bëri të ditur se bashkëbisedimi u fokusua rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon.

    “Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës,  thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    Në këtë komunikatë theksohet se Qeveria tashmë ka ndarë 3 milionë euro për Luginën në buxhetin e këtij viti, jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit, por edhe për të rritur mbështetjen për programe të tjera siç është ai i bujqësisë.

    “Shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Kosovës përballë diskriminimit e politikave shtypëse të Beogradit ndaj komunitetit shqiptar”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!