×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasje

    Shala ia ndërprenë fjalën Kusari Lilës, ndërhyn Zyba ndërsa Bogujevci e thërret sigurimin

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 12:47

    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, ia ka ndërprerë fjalën shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila në seancën ku po diskutohet për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka ndërhyrë dhe ka qortuar deputetin e PDK-së, derisa ka ftuar sigurimin të ndërhyjë. Aty ka ndërhyrë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, për ta larguar deputetin e PDK-së.

    Por e ashpër ndaj të dyve ka qenë nënkryetarja Bogujevci.

    “Po e shkelni rregulloren. z. Zyba, z. Shala në vendin e juaj”, tha Bogujevci.

    @reporterimedia 🚨Ferat Shala i PDK-së tenton t’ia ndërpres fjalën Mimoza Kusarit, përfshihet edhe Salih Zyba i VV-së #vv #levizjavetevendosje #albinkurti #pdk #mimozakusari #feratshala #lajmeshqip #kosova #kuvendikosoves #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #diaspora #lvv #prishtina #perty #viral #fyp #hashimthaqi #reporteri ♬ original sound – Reporteri.net

    “Sigurimi e hekni prej sallës z. Zyba dhe z. Shala. Tani largoni deputetët që i përmenda. E kam të pamundshme që në secilën seancë, ku burrat çohen në këmbë dhe të më tregojnë mua se si ta bëj interpretimin e rregullores. Mjaft më”, u shpreh ajo.

    Kusari Lila kishte marrë fjalën për kundëreplikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!