×
  • Sport
  • Sport

    Man City – Liverpool, formacionet e mundshme, priten befasi të mëdha

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 11:36

    Sot do të përballen Manchester City dhe Liverpooli, në kuadër të javës së 32-të në Premier Ligë, përcjell Reporteri.net.

    Ndeshja derbi ndërmjet dy skuadrave do të jetë mjaft me rëndësi të madhe, pasi që të dyja rënditen në krye të tabelës, ku vetëm një pikë e ndan Cityn nga Liverpool, e të cilët janë në kreun e tabelës së Premier Ligës.

    City do ta pres skuadrën e Jurgen Klopp sot në Ethiad, ku skuadra nga Liverpooli do të jetë mysafire e skuadrës së Pep Guardiola.

    Ndërkaq, Pep edhe në ndeshjen e sotme duket se nuk do të ketë në dispozicion Ruben Dias, i cili është shumë i rëndësishëm për formacionin titullar të tij.

    Kyle Walker humbi fitoren 1-0 ndaj Atletico Madridit teksa shërbeu ndeshjen e tretë dhe të fundit të një dënimi prej tre ndeshjesh në Ligën e Kampionëve dhe rikthimi i tij duhet të bëjë që Joao Cancelo të kthehet në krahun e majtë dhe Nathan Ake të largohet nga formacioni titullar.

    Ilkay Gundogan është i vendosur të mbajë vendin e tij në mesfushë së bashku me Rodri dhe Kevin De Bruyne, por përballet me konkurrencën nga Bernardo Silva në mesfushën me tre lojtarë të Pep Guardiolës.

    Silva gjithashtu mund të fillojë në vijën e sulmit, me yllin portugez, algjerianin Riyad Mahrez dhe anglezin Raheem Sterling që të gjithë luftojnë për t’u paraqitur me sulm së bashku me Phil Foden dhe Jack Grealish.

    Jurgen Klopp ka lëvizur për të zbutur frikën se Fabinho mori një dëmtim të rëndë në kokë në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Benficas, duke këmbëngulur se braziliani pësoi vetëm një dëmtim të vogël në Lisbonë dhe braziliani duhet të jetë mirë që të startojë në Etihad Stadium.

    Ndërkaq, Klopp mund të bëjë vetëm një ndryshim në skuadrën që filloi në Estadio Da Luz të martën mbrëma, me Joel Matip që kthehet si partner i Virgil van Dijk në zemër të mbrojtjes.

    Kjo do të bënte që Naby Keita të fillonte së bashku me Fabinho dhe Thiago Alcantara në mes të fushës, megjithëse Jordan Henderson po shtyn të zëvendësojë të parin për një vend titullari.

    Në sulm, Klopp ka shumë opsione, me Roberto Firmino dhe Diogo Jota që të dy u shfaqen nga bankina me Benfican. Megjithatë, Klopp pritet të vazhdojë me Mohamed Salah dhe Luis Diaz, si partnerë të Sadio Mane në qendër të sulmit.

    Formacionet e mundshme:

    Man City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Cancelo; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Sterling, Foden, Grealish;

    Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz;

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!