×
  • Extra
  • Stil

    E tallën për pamjen, 19-vjeçarja shpallet femra më e bukur në botë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 22:19

    Një femër, e cila është shpallur si më e bukura në botë nga “TC Candler”, është shprehur se ka shumë persona, të cilët e kanë tallur për pamjen e saj të jashtme.


    19-vjeçarja Yael Shelbia, fitoi konkursin që u bë i famshëm kur u fitua nga Thylane Blondeau, e cila ishte vetëm 6 vjeç kur u konsiderua femra më e bukur në planet.

    Në deklarata për “The Sun”, Yael tha se ka plot njerëz që nuk e pëlqejnë aspak.

    “Më vijnë shumë mesazhe që më vlerësojnë, por ka plot edhe nga ata që tallen me pamjen time. Thonë gjërat e zakonshme që thotë një “hater”, nuk ia vlen të shpenzosh kohën me këta persona. Unë u habita kur më thanë që fitova sepse as nuk e dija që po merrja pjesë në konkurs”, u shpreh e reja nga Izraeli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!