×
  • Extra
  • Stil

    Mungesa e parave shkakton migrenë

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 10:43

    Nëse jeni materialist ose jo, mungesa e parave do t’ju godasë me siguri, thonë ekspertët nga Universiteti i Bostonit.


    Duke u bazuar në studimin që kryen, ata arritën në përfundimin se problemet financiare janë shkak i stresit, i cili është shkaku i problemeve shëndetësore. Njerëzit që kanë mungesë të parave, kanë një shans më të madh të përjetojnë sulm në zemër dhe në tru, shkruan “Zëri.info”.

    Tensioni në muskujt e kurrizit ndihet nga 65 për qind e njerëzve me vështirësi financiare.
    Gati 30 për qind e të anketuarve thanë se për shkak të problemeve financiare fituan ulcerën e stomakut, ndërsa vetëm tetë për qind e atyre që nuk brengosën për para kanë probleme të njëjta shëndetësore.

    Deri në 44 për qind e njerëzve që janë të stresuar për shkak të mungesës së parave vuajnë nga migrena dhe vetëm 4 për qind e njerëzve pa brengosje të tillë kanë dhimbje të rënda koke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!