×
  • Extra
  • Stil

    Të fantazosh për vrasjen e shefit tënd është normale, thonë psikologët

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 11:21

    Nëse keni menduar ndonjëherë të vrisni shefin tuaj, mos kini frikë, kjo jo vetëm që është mëse e zakonshme, por është në fakt edhe një gjë e mirë, pohon një psikologe, shkruan The Independent, transmeton Reporteri.net.


    Sipas Dr. Julia Shaw, bashkëpunëtore dhe hulumtuese e Universitetit të Lodrës, më shumë se gjysma e njerëzve në një moment apo në tjetrin në imagjinatën e tyre kanë menduar për vrasjen e shefit të tyre.

    Megjithatë, kjo psikologe thotë se fantazimi për detajet e vrasjes së shefit tuaj, nuk është krejtësisht një proces negativ, pasi vetëm mendimi i bën punonjësit të kenë ndjeshmëri për eprorët e tyre.

    Dr Shaw i përshkroi fantazitë e vrasjeve si një ushtrim ndjeshmërie. Ajo pohon se kjo u mundëson qenieve njerëzore të planifikojnë dhe parashikojnë rezultatet që mund të dalin nga sjelljet specifike.

    “Fantazitë dhe stërvitjet e ndjeshmërisë janë vendimtare për të marrë vendime të mira, veçanërisht në situata ku nuk keni shumë kohë”, shprehet ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!