×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ky është kandidati i PDK-së që nuk mund të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 19:52

    Argjent Tasholli është kandidati i PDK-së i cili për shkak të problemeve me ligjin nuk mund të garojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.


    Siç merr vesh Reporteri.net, nga lista e PDK-së kandidimi i është ndaluar vetëm një kandidati për shkak të një kansosjeje.

    Reporteri.net nga burime të veta merr vesh se nga PDK nuk mund të kandidojë një kandidat, 12 nga lista e Nisma Socialdemokrate, 4 nga AAK-ja dhe nga LDK një kandidat.

    Nga Vetëvendosje i ndalohet Albin Kurtit, bartës i listës së VV’së, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu.

    Të njëjtit janë dënuar më 2018 për hedhje të gazit në Kuvend.

    Nga AAK i është ndaluar kandidimi Shemsedin Dreshajt, Gani Dreshajt, Shqiper Kastratit dhe Rrahim Ajetit.

    Nga LDK kandidimii është ndaluar ish-deputetin Xhavit Ukaj.

    Ende nuk janë bërë të ditur emrat e kandidatëve të Nisma’s të cilëve u ndalohet kandidimi në zgjedhje.

    Kandidatët që u është ndaluar garimi në këto zgjedhje, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.

    Kujtojmë se 47 kandidatë për deputet në Kosovë nuk do t’u lejohet që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky ka qenë vendimi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ishin të dënuar në tri vitet e fundit.

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur se personat e dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidatë për deputetë dhe as të fitojnë mandat në Kuvend.

    “Në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në konstatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

    KQZ-ja sot u ka kthyer partive politike listat për korrigjim. Organi për organizimin e zgjedhjeve do të pres deri më 22 janar përgjigje nga partitë për të proceduar tutje me implementimin e listave zgjedhore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!