Të lidhur ose jo, Genc Prelvukaj ka një urim mjaft të bukur për Eni Koçin

Sot këngëtarja e njohur Eni Koçi feston ditëlindjes. Pas urimit publik të motrës, një tjetër urim mjaft të bukur Eni ka marrë edhe nga Genc Prelvukaj. Kënëgtari i njohur ka zgjedhur ta urojë Enin në profilin e tij në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen En. Shumë fat, shëndet dhe suksese në ditët që vijnë. Uroj të jesh e lumtur në çdo ditë që zbardhë. E rrethuar gjithnjë me njerëzit që i do dhe të duan. U bëfsh 100”,-ka shkruar Genci.

\"\"

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Enit, ku i ka shkruar se faleminderit shumë.

Këto kohë është përfulor një lidhje dashurie mes Enit dhe Gencit. Mediat rozë kanë shkruar se ata janë në një lidhje prej 4 muajsh. Asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë lidhje, por një urim i tillë në fakt hedh shumë dyshime. Gjithsesi ne do presim që ata ta konfirmojnë dashurinë mes tyre.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.