Gjykata speciale, dhe interesat nacionale

Lufta e UÇK-së  dhe drejtësia ndërkombëtare


Jugosllavia ishte t'kurrur mjaft shumë, federatën  e përbënte  Serbia (përfshirë Vojvodinën) dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova gjendej e okupuar në këtë përbërje.

Jugosllavia e Titos ishte në gjendje të aktivizojë dy milonë ushtarë brenda 24 orësh dhe mbante primatin e forcës së katërt në Evropë. Trashigimtare e kësaj force ishte  Serbia, e cila tërë arsenalin e saj në vitin 1998/99 e solli në Kosovë. Për t`i bërë ballë këtyre forcave okupuese serbe, ishte formuar  Ushtria Çlirimtare e Kosovës lufta e së cilës ishte luftë e drejtë. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte pranuar të gjitha konventat ndërkombëtare përfshirë dhe të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, ndërsa për forcat okupatore serbe sikur vlente ligji i gjunglës  -  ligji i më të fortit. Forcat shqiptare të Kosovës ishin forca vullnetare, të motivuara për çlirim nga robëria, si të tilla ishin kryesisht guerile, megjithatë kishte disa fronte lufte të cilat për forcat serbe qëndruan të pathyera.


Shpërbërja e federatës jugosllave u bë në mënyrë të përgjakshme, për të hetuar krimet në Jugosllavi u themelua “Tribunali i Hagës, nga ky Tribunal u akuzuan njerëz që ishin në pozita të ndryshme nga vendet e tyre, por shumica ishin nga elita politike dhe ushtarake serbe, mirëpo pati dhe kroat boshnjak dhe shqiptar natyrisht shumë më pakë. Serbia ishte agresori, nga dhunuesi dhe vikitima nuk mund të tërhiqet simetri. 

 

Në Kosovë, komandant zone brigade dhe të tjerë me pozita më të ulëta që kishin në UÇK u dërguan në Hagë, u kthyen faqe bardhë të lirë dhe krenar që triumfoj drejtësia, ndërsa dhe politikanë e ushtarak serb u denuan.


Sikur nuk mjaftoj ky Tirbunal


Sikur nuk u formua ky Tribunal për të vërë kupolën e drejtësisë, kjo siç duket nuk i mjaftoj Serbisë. Shkëndijat e para në publik duken në pytjen e një gazetareje serbe drejtuar PSSP (PSSP: Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithëshëm) z.Kushner se a është në dijeni për trafikim organesh, për Kushnerin me profesion si mjek kjo ishte një batutë dhe shpërtheu në të qeshura të papërmbajtura.

 

Serbia ndezi motorët e shërbimit sekret të saj, me qëllim të gjetjes së dëshmitarëve gjegjësisht shpikjes së tyre. Shërbimi Policor i Kosovës kishte zënë në flagrancë anëtarë të BIA-së serbe, duke tentuar blerjen e dëshmitarëve për të dhënë dëshmi të rrejshme gjoja trafikim/transplatim organesh, quditërisht këta anëtarë të BIA-së u liruan.
Kurorëzimi i këtyre marifetllëqeve të kurdisura, aktualizuan në skenën politike ndërkombetare një senator zvicerran, i cili proklamoj viktima të shpifura.  Marty u dërgua nga Këshilli i Evropës të përpiloj raportin për trafikim organesh, ky njeri është politikan liberal shërbej si prokuror njihet për luftën kundër trafikimit të drogave dhe krimit ndërkombëtar. Ishte pikërisht ky person që ngriti çështjen e burgjeve sekrete të CIA-së. Sikur ky senator dhe i dërguar i Këshillit të Evropës të jetë prodhim i dyzinave sekrete sllave. 


Sa i përket raportit të tij rreth Kosovës, SHBA dhe BE ngarkuan  në kuadër të EULEX-it  prokurorin amerikanWiliamsonin.


Votimi Gjykatës Special në Kuvendin e Kosovës


Gjykata Speciale me gjasë do ketë seli në Kosovë dhe Hagë, për drejtësi ndërkombëtare u votua në Kuvendin e Kosovës para më shumë se dy viteve, në kohën e ngërqit partitë e bllokut ishin të pajtimit për votim të Gjykatës Speciale, mbetët në këtë kohë reflektim i gjithë spektrit politik kosovarë.


Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton kërkesën për themelimin e kësaj gjykate, çështja do të kaloj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, padyshim ky do jetë rast i mirë për Rusinë për të demonstruar ndikimin e saj në politikën botërore. Përfaqësuesi rus në OKB do të ngrejë dorën për themelimin e Gjykatës Speciale. Në një kohë kur të gjithë aleatët perëndimor të Kosovës janë duke e izoluar Rusinë, për shkak të politikave të saj ekspasioniste. 


Në rast mosvotimi në Kuvend të Gjykatës Speciale, Prishtina zyrtare do t`i ofronte Moskës  shancë të madhe për profilizim të diskursit të saj në organizatën më të madhe ndërkombëtare, në gjirin e së cilës janë të gjitha shtetet e globit në OKB.


Ambasadorja e SHBA-ve, në Kosovë thotë: Sikur Gjykata Speciale Evropiane për Kosovën, të ishte themeluar për të gjykuar UÇK-në, është e logjikshme që as Amerika, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës, nuk do ta jepnin pëlqimin për formimin e saj.


Gjykata special nuk do të gjykoj luftën por vetëm ata individ, që presupozohet nga qarqe të caktuara që kryen krime në kohën e luftës dhe pas saj, nuk ka denoncim kolektivë të UÇK-së. Në kohë lufte, UÇK ishte forca tokësore e SHBA dhe NATO-së në Kosovë. UÇK ishte ajo e cila në shumë raste targetonte forcat serbe për NATO-në.
Gjykata Speciale do jetë kapitulli i fundit për dëshmin e pastërtisë së UÇK-së

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.