×
  • Lajme
  • Lajme

    Votat e Kosovës për më të mirët e botës, për kë votoi Challandes?

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 23:22

    Janë publikuar edhe votat e përzgjedhësve të kombëtareve, kapitenëve e gazetarëve, në kuadër të çmimit për futbollistin më të mirë të vitit 2019.


    Lionel Messi i Barcelonës triumfoi në garën e ngushtë me Cristiano Ronaldon e Juventusit dhe Virgil Van Djikun e Liverpoolit.

    Për më të mirin e botës kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat. Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një.

    Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, e ka vlerësuar në vend të parë Virgil Van Dijkun e Liverpoolit, në vend të dytë Mohamed Salahun e Liverpoolit e në vend të tretë Cristiano Ronaldon.

    Përzgjedhësi Bernard Challandes ndau maksimum pikë për Lionel Messin. Në vend të dytë ai e vendosi Van Djikun, e në vend të tretë Matthijs De Ligtin.
    Gazetari Arben Berisha e pozicionoi në vend të parë Messin, e më pas Van Dijkun e Ronaldon.

    Ne votim ka marrë pjesë edhe Gazeta Express.

    Valon Konushevci nga Express e T7, i cili në dy vitet e kaluara ka votuar te konkurrenca e meshkujve, sivjet ka votuar te femrat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!