×
  • Lajme
  • Lajme / Mbështetja

    Osmani: Granti prej 200 milionë eurosh do të transformojë sektorin e energjisë në Kosovë, dëshmi e partneritetit me SHBA-në

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 10:38

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se granti prej 200 milionë eurosh nga agjencia e MCC e Qeverisë Amerikane do të transformojë sektorin e energjisë në Kosovë.

    Osmani bëri të ditur se është takuar me zëvendëspresidentin e MCC, Cameron Alfrod, si edhe theksojë se ky program është dëshmi e fuqisë së partneritetit të Kosovës me shtetin amerikan.

    “Granti prej mbi 200 milionë eurosh nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë. Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, zëvendëspresident i MCC-së.

    Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Compact është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA”, ka shkruar Osmani.

    Por, çka përfshin saktësisht ky grant?

    Nga Ministria e Ekonomisë patën deklaruar se programi do të përfshijë tri projekte: Rezerva dhe arbitrazh të energjisë; Zhvillim të fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë dhe Projekti i Instituticionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

    Nga ky financim,  siç bërë e ditur, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së). /Reporteri.net/

    Marrëveshja e 236.7 milionë dollarëve nga MCC-ja e SHBA-së për Kosovën, krejt çka përfshin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!