×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa pyetet për 300 mijë votat e Vjosa Osmanit, thotë se e pranon rezultatin

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 19:23

    Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se fitorja e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është çështje e qytetarëve dhe se s’dëshiron ta komentojë atë.


    Pas mbledhjes me kryetarët e degëve të LDK-së, Mustafa u pyet për votat që i mori Vjosa Osmani, ndërsa ritheksoi se LDK-ja e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

    “Unë nuk komentoj tani fitoret individuale. Është çështje e qytetarëve të cilët kanë votuar dhe unë e respektoj votën, për çdonjërin, jo vetëm për Vjosën. Ne jemi shpreh se e pranojmë rezultatin”, tha Mustafa.

    Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

    38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsej 300 mijë e 788 kosovarëve të cilët kanë shënjuar numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti e i cili zyrtarisht nuk ishte pjesë e garës si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!