×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e një shkolle në Gjilan, me urdhër të Drejtorisë së Arsimit, i detyron mësimdhënëset që të marrin pjesë në takimin me Albulena Haxhiun

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 23:18

    Sot ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, fushatë kjo që hapur në Prishtinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Kjo e fundit për këtë çështje nesër do të flasë edhe në Gjilan. Për shkak të vizitës së ministres atje, drejtoresha e një shkolle në Gjilan, me emrin Dashurie Leka Shaqiri, i ka obliguar të gjitha mësimdhënëset gra që të jenë pjesë të takimit, që pritet të nisë rreth orë 12:30.

    “Nesër të gjitha mësimdhënëset (femrat) janë të ftuara, njëkohësisht edhe të obliguara nga DKA-ja që të jenë pjesëmarrëse në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun”, thuhet në ftesën e saj të bërë sonte pas orës 20:00, të cilën e ka publikuar Gazeta Insajderi.

    Kjo ftesë, siç shkruan, është bërë urdhër të drejtorisë së Arsimit në komunën e udhëhequr nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ndërsa e emëruara e tij për ta udhëhequr arsimin në Gjilan është Albana Demiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!