×
  • Lajme
  • Lajme

    93 vjeçari nga Vushtrria me 23 fëmijë: Serbët më pyetën pse bëre kaq shumë fëmijë, kështu iu përgjigja

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 14:16

    Hajzer Bojku, nga fshati Druvarë i Vushtrrisë, është 93 vjeçar dhe është ndër më të moshuarit në rrethinën e Vushtrrisë.


    Ai përgjatë këtyre viteve është martuar tre herë dhe është baba i 23 fëmijëve. Bojku në një rrëfim për RTV Dukagjini, tregon mbi jetën dhe sfidat në të cilat ka kaluar ai.

    “Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjetë gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, rrëfen 93 vjeçari nga Vushtrria.

    Ai thotë se këta fëmijë i bëri për të mirën e Kosovës.

    “Më ka pyet serbi sa i ke, i kam thënë se i kam 23, më ka thënë çka ke dashtë më gjithë këta fëmijë, i kam thënë me përparua Kosova”, rrëfen i moshuari bisedën me një serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!