Më shumë se 500 punonjës të kompanisë revolucionare të inteligjencës artificiale, OpenAI, kanë “kërcënuar” se do të largohen nëse CEO i shkarkuar Sam Altman nuk rikthehet në kopani dhe nëse bordi aktual nuk jep dorëheqje.
Një letrën e 505 punonjësve të kompanisë, nga rreth 700 në total që ka OpenAI, paralajmërohet se në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre, ata të largohen nga kompania revolucionare dhe t’i bashkohen Microsoft-it, pasi siç thuhet kanë marrë garanci se ka punë për ta në gjigantin e teknologjisë.
Nënshkrues të letrës janë edhe anëtarët kryesorë të menaxhmentit të OpenAI, përfshirë këtu edhe ish-CEO’n e përkohshme Mira Murati, e cila u zëvendësua sot në mëngjes, dhe kryeshkencëtarin Ilya Sutskever, raporton Sky News.
Ndryshe, Sam Altman u shkarkua nga bordi i kompanisë të premten pasi ata thanë se ai “nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin”.
Letra paralajmëruese e punonjësve shpërfaq pakënaqësi në vendimmarrjet e bordit të OpenAI, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Pavarësisht kërkesave të shumta për fakte specifike për pretendimet tuaja, ju kurrë nuk keni ofruar asnjë provë”, thuhet në të.
“Procesi përmes të cilit ju ndërpretë punën e Sam Altman dhe hoqët Greg Brockman nga bordi, keni rrezikuar të gjithë këtë punë dhe keni minuar misionin dhe kompaninë”, pohojnë tutje punonjësit nënshkrues të letrës.
“Sjellja juaj e ka bërë të qartë se nuk keni kompetencë për të mbikëqyrur OpenAI”.
Letra sugjeron, gjithashtu. se gjatë fundjavës, zëvendësimin e bordit e kishte diskutuar edhe CEO e përkohshme e kompanisë, Mira Murati, e cila ka prejardhje shqiptare.
“Nuk është asgjë pa njerëzit e saj”, a po e paralajmëron edhe Mira Murati largimin nga OpenAI?
Në vend të kësaj, theksohet aty, Murati u zëvendësua nga bordi dy ditë pasi u emërua si drejtuese e përkohshme e OpenAI.
Punonjësit po kërkojnë gjithashtu emërimin e dy anëtarëve të pavarur të bordit, përveç dorëheqjeve të bordit aktual dhe rikthimin e Altman dhe Brockman në detyrat e tyre të mëparshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Altman dhe Brockman, të hënën, u njoftua se janë punësuar nga Microsoft për të punuar në një projekt të ri të AI. Aksionet e Microsoft janë në një rekord të lartë në bursa, pas zhvillimeve të fundit.
OpenAI është kompania që krijoi dhe qëndron pas ChatGPT. /Reporteri.net/.