×
  • Lajme
  • Botë

    ​Hungaria parashikon heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 20 qershor

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 18:17

    Gjendja e jashtëzakonshme, e miratuar në Hungari për luftën kundër koronavirusit të ri, pritet të hiqet më 20 qershor.


    Gjendja e jashtëzakonshme, e miratuar në Hungari për luftën kundër koronavirusit të ri, pritet të hiqet më 20 qershor, theksoi sot qeveria e kryeministrit, Viktor Orban, akuzuar se kishte përfituar nga pandemia për riforcimin e pushteteve të tij.

    “Një projektligj që i kërkon qeverisë t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme do t’i paraqitet sot Parlamentit”, shkruan ministrja e Drejtësisë, Judit Varga në Facebook duke shtuar se me miratimin e këtij ligji, gjendja e jashtëzakonshme do të marrë fund më 20 qershor në Hungari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!