×
  • Lajme
  • Botë

    Krimineli Radovan Karaxhiq u mbyll në një burg në Britani me përdhunues dhe pedofilë

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 18:04

    I dënuari për krime lufte, Radovan Karaxhiq është mbyllur në një burg të ishullit Viktorian, me përdhunues dhe pedofilë, raportojnë mediet e huaja.


    Krimineli i luftës në Bosnje-Hercegovinë, Radovan Karaxhiq u transferua në Angli për të vuajtur dënimin e përjetshëm.

    Serbi 75-vjeçari u shpall fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në mars të 2016. Dhe në vitin 2019, gjykatësit e apelit të Kombeve të Bashkuara rritën dënimin nga 40 vjet në burgim të përjetshëm.

    Pasi e dërguan me shoqërimin e rojeve, javën e kaluar, zyrtarët e dinin se ai ishte në rrezik të madh nëse e fusnin në një burg me një popullsi të madhe myslimane, përcjell Telegrafi.

    Kështu që ata e kanë dërguar atë në Ishullin Wight, ku myslimanët përbëjnë rreth 10 për qind të 1,000 personave të popullsisë së burgut të Kategorisë B.

    Për kontrast, në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh – ku Karaxhiq kaloi 24 orë – rreth 28 për qind e të burgosurve janë myslimanë.

    Ndryshe, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë gjeti Karaxhiqin të ishte përgjegjës për orkestrimin e një prej mizorive më të këqija në tokën Evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përfshirë masakrën e 1995 me pothuajse 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë dhe një fushatë të spastrimit etnik që dëboi kroatët dhe myslimanët nga zonat e pretenduara nga serbët në Bosnjë.

    Duke u fshehur për më shumë se një dekadë pas luftës, në vitin 2008 ai u kap përfundimisht nga autoritetet serbe në Beograd.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!