×
  • Lajme
  • Ekonomi

    BKS shënon 11-vjetorin e themelimit, Mazreku: Eliminuam çdo ndikim politik, kemi plotësuar kriteret për Këshillin e Byrove

    Reporteri
    06 Tetor 2022 | 11:27

    Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në një ceremoni solemne ka shënuar 11-vjetorin e themelimit.

    Drejtori i Byrosë Sami Mazreku, ka paraqitur para mysafirëve të arriturat gjatë dy vjetëve sa udhëheq me këtë institucion.

    Ai tha se në këtë fazë kanë bërë korrigjimin e të metave të viteve të kaluar, duke eliminuar çdo ndikim të mundshëm politik dhe ndryshuar imazhin e Byros.

    Në vitin 2020 sipas tij, ndodhi mrekullia ngase kompanitë e sigurimeve e mbyllën vitin me bilan pozitiv.

    Sipas tij, janë përfunduar 12 mijë dosje dhe janë grumbulluar 11 milionë euro në emër të dëmeve nga automjete.

    Si shtoi se numri i automjeteve të paregjistruara ka arritur në 4.5 dhe se janë plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshillin e Byrove.

    “Korrigjuam të metat që kam gjetur në këtë institucion të krijuar 11 vjet më parë. Eliminuam çdo ndikim të mundshëm politik. Në vitin 2020 tek ne ndodhi mrekullia kompanitë e mbyllën vitin me bilanc pozitiv. Ndryshuam imazhin e BKS. Arritëm të mbyllim 12 mijë dosje. Në emër të dëmeve nga automjete inkasuam 11 milionë euro”.

    “Nënshkruam marrëveshjen me Malin e Zi për njohjen polisave. Arritëm në 4.5% te automjeteve te paregjistruara. Tashme byroja e sigurimit ka plotësuar kushtet të jetë pjesë e Këshillit të Byrove. Po shpresojmë që me ndihëm tuaj edhe qytetarët do të lëvizin lirshëm”.

    Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, tha se vendosja e stikerëve ka bërë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.

    “Ne si Qeveri e përcjellim reforma të këtij institucioni dhe mbështesim çdo mundësi bashkëpunimi që të sigurojmë liri të lëvizjes”. /EO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!