×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Sërish paralajmërohet rritje e çmimit të naftës

    Reporteri
    19 Dhjetor 2023 | 20:19

    Ekspertët kanë paralajmëruar ngritje të çmimit të naftës dhe produkteve të tjera pas sulmeve të anijeve komerciale në Detin e Kuq.

    Disa kompani kanë njoftuar se do të ndalojnë lundrimet në Detin e Kuq pasi anijet u sulmuan nga rebelët Houthi në Jemen.

    Kompania e dytë për dërgesat detare, Maersk, ka njoftuar se shumicën e anijeve do t’i drejtojë përreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikë, duke shmangur Detin e Kuq.

    Ky pengim i mallrave ka detyruar SHBA-në që të nisë një operacion ndërkombëtar për të mbrojtur anijet në vijën bregdetare të Detit të Kuq.

    SHBA-ja ka kontaktuar më shumë se 40 shtete dhe u ka bërë thirrje që të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë në dete.

    Task forcës detare pritet t’i bashkohet edhe luftanija britnaike HMS Diamond.

    Deti i Kuq është një prej rrugëve më të rëndësishme të naftës dhe gazit.

    Kjo rrugë i afrohet bregut jugor të Jemenit dhe Kanalit të Suezit në veri.

    Rebelët houthi kanë deklaruar përkrahjen për Hamasin dhe kanë kërcënuar me sulmin e anijeve që shkojnë drejt Izraelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!