×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar: Kurti ka dy ditë afat tu përgjigjet kërkesave tona

    Reporteri
    06 Qershor 2023 | 14:45

    Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në takime me gazetarë ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dy ditë afat që të përgjigjet në kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tij, Kryeministri Kurti i ka dy ditë afat që të përgjigjet në kërkesat e tyre.

    Po ashtu, Escobar ka thënë se të premten ai dhe Lajcak do të raportojnë nëse ka pasur përparim apo jo.

    “Kurti dhe Vuciq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, u shpreh tutje Escobar.

    Sipas tij, kryeministri Kurti obligohet që deri ditën e premte të deklarohet në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në veri, dhe se nuk iu ka dhënë as datë e as udhërrëfyes.

    Sipas tij, nëse Kurti nuk i pranon këto tri kushte, atëherë i bie që ai nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në dhe se kjo, gjithnjë sipas tij, nuk mund të kalojë pa pasoja.

    Ai ka shtuar që vendi i tij, Unioni Evropian dhe krejt partnerët ndërkombëtarë janë bashkë dhe me një qëndrim në kërkesat për qetësim dhe normalizim të situatës dhe nëse kjo nuk ndodh, por përkeqësohen raportet, atëherë pasojat për Kosovën do të jenë afatgjata.

    Po ashtu, Escobar ka deklaruar se Ohri nuk ka plan B, dhe se duhet të zbatohet marrëveshja.

    Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, z.Miroslav Lajčák janë takuar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

    Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Zgjedhjet në veri në përputhje me Kushtetutën, grupet kriminale që përdorën dhunë të ndëshkohen

    Po ashtu, Escobar dhe Lajçak janë takuar edhe me përfaqësues të opozitës. Kreu i PDK-së Memli Krasniqi, pas takimit ka thënë se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar partnerët e Kosovës, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova është një situatë shqetësuese për shkak të relacioneve me miqtë ndërkombëtarë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!