×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja e sotme

    Flet Kryeprokurori i Pejës: Ngjarja ndodhi në banesë, çifti kanë tre fëmijë

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 11:46

    Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj lidhur me rastin e vrasjes së gruas në Pejë ka konfirmuar se ka ndodhur në banesën e çiftit.

    Për Gazetën Online Reporteri.net, Kryeprokurori i Pejës tha se tashmë i dyshuari është vënë nën pranga.

    Kurmheaj poashtu ka thënë se çifti kanë tre fëmijë, por nuk konfirmoi se ata kanë qenë prezent momentin kur dhe ka ndodhur ngjarja tragjike.

    “Rasti ka ndodhur diku rreth orës 9 në mëngjes dhe dyshimet e para janë që bashkëshorti e ka privuar nga jeta me revole bashkëshorten e vet. Është prangosur i dyshuar dhe tash jemi duke i marrë informatat tjera shtesë rreth ngjarjes qe ka ndodhur. Ngjarja ka ndodhur në banesë por më vonë do të japim informata tjera. Çifti kanë tre fëmijë, por për momentin s’mund të them nëse kanë qenë prezent kur ka ndodhur rasti”, tha Kurmehaj për Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net raportoi në mëngjes se i dyshuari për vrasjen është bashkëshorti i gruas, Edmond Lajqi.

    Në vendin e krimit siç konfirmoi policia është konfiskuar edhe një armë zjarri.

    Viktima e sotme është gruaja e dytë e vrarë në më pak se një javë në Kosovë.

    Të premten një 21-vjeçare mbeti e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I dyshuar në këtë rast është 36-vjeçari Valon Aliu, ish bashkëshorti i saj./Reporteri.net/

    Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!