×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK parakalon në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 8:02

    Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari” për nder të 20-vjetorit të çlirimit të vendit.


    Me një fjalë rasti ushtarëve do t’u drejtohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është edhe Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës.

    Për nder të këtij 20 vjetori, dje në Kosovë qëndruan personalitete të rëndësishme ndërkombëtare.

    Ata morën pjesë në ceremoninë e organizuar në sheshin ‘Skenderbeu’ si dhe parakaluan para shumë qytetarëve të Republikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!