×
  • Lajme
  • Lajme / Bllokimi i udhëtarëve nga Kosova në Serbi

    Gërvalla thërret konferencë për media në ora 18:30

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 16:33

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thirrur konferencë për media.

    Në njoftimin për media, bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në ora 18:30 në objektin e kësaj ministrie.

    Kjo konferencë e ministres vjen pasi ditën e sotme qytetarë të Kosovës janë bllokuar për mbi 13 orë në pikat kufitare me Serbinë.

    Ky veprim i Serbisë erdhi pasi dje, Kosova kaloi me sukses edhe hapin e dyte për anëtarësimin në Këshill të Evropës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!