×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilanasi raporton në polici se bashkëfshatari i tyre është zhdukur që tre muaj

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 9:09

    Një person nga fshati Bresalc i Gjilanit ka raportuar në Policinë e Kosovës se bashkëfshatari i tyre është duke zhdukur që rreth tre muaj.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai ka deklaruar se bashkëfshatari nuk është parë në fshat dhe as në qytet.

    Policia bën me dije se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, teksa janë duke e hetuar ngjarjen.

    “Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!