×
  • Lajme
  • Lajme / Gjenocidi

    Konjufca: Serbia nuk është penduar e as dënuar kurrë për krimet e luftës, nuk e falim gjakun e dëshmorëve

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 11:59
    Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë ka thënë se gjaku i tyre asnjëherë nuk do të harrohet e as nuk do të falet.

    Konjufca tha se Serbia ende nuk është penduar për krimet e luftës dhe nuk e ka ndryshuar kursin e saj, derisa ka kujtuar 116 shqiptarët e masakruar në një nga masakrat më të mëdha në Kosovë, atë të Studimes, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Në këtë linjë, ai ka thënë se ata që kryen krimet në Kosovë, mund të jetë duke luftuar në anën e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.

    “Serbia nuk i kurseu civilët, ata gjithmonë ishin caku i saj sepse Serbia e donte Kosovën pa shqiptarë, të spastruar etnikisht. Lufta e saj ishte gjenocidale, sepse ajo vrau, fëmijë gra e pleq. Gjaku i tyre kurrë nuk do të falet e as nuk do të harrohet nga ne, por do ta kujtojmë Serbinë si kriminale dhe gjenocidale e cila ende nuk është penduar dhe nuk e ka ndryshuar orientimin dhe kursin e saj politik. Duhet të themi se pikërisht në këtë ditë Serbia kreu edhe një nga masakrat më të mëdha në Kosovë, atë të Studimes. Ajo është ndër krimet më të llahtarshme të Serbisë gjenocidale. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi dhe nuk mund të ketë kurrë drejtësi ma dënimin e të gjithë kriminelëve, e prej shumë kriminelëve të luftës që që morën pjesë në krimet e kryera në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë nuk përjashtohet mundësia që shumë prej tyre të jenë duke kryer krime në Ukrainë.”, ka thënë Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit.

    Kjo seancë nisi me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar dhe me një minutë heshtje në nderim të komandantit Kodra dhe dëshmorëve e martirëve të tjerë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve dhe familjarëve të komandantit Ilaz Kodra, tha se 25 vjet më parë fshatrat Vërbocë, Shtuticë, Tërstenik , Dashec, Baks e Gllobar u ndodhën në egërsinë e regjimit gjeocidal të Serbisë në një ofensivë që kishte të vetmin qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik. /Reporteri.net/

    Osmani: Falë Ilaz Kodrës dhe mbi 3 mijë dëshmorëve të UÇK-së jemi të lirë në Republikën tonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!