×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Zv.kryeministri Abazi: Jemi kundër propozimit të Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 23:16

    Qeveria e Kosovës është kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, shkaku u pandemisë Coronavirus. Njoftimin e ka dhënë zëvendëskryeministri Haki Abazi, në një konferencë për media.


    “Ajo që është propozuar nga presidenti, është konsideruar dhe shifet si masë ekstreme”, tha ai.

    Tregoi se këtë ia ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti edhe presidentit Hashim Thaçi.

    “Ne mendojmë se për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata, dhe të veprohet në momentin e duhur. Por tani për tani është i panevojshëm dhe nuk do të duhet të merrnin një vendim të tillë tash”, shtoi Abazi.

    Gazeta Online “Reporteri.net” pak më parë ka raportuar se Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë dalë kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

    Ndryshe, Presidenti i vendit Hashim Thaçi sonte ka propozuar për votim në Kuvend për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas konfirmimit të 19 rasteve të të prekurve me pandeminë Coronavirus. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!