×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas atij të Mitrovicës së Veriut, dorëhiqen edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit

    Reporteri
    06 Nëntor 2022 | 10:05

    Pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, të njëjtin veprim e kanë marrë edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçan.

    E bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë, raporton Danas përcjell Klankosova.tv

    Kjo vjen pas njoftimit të Listës Serbe për tërheqjen nga institucionet e Kosovës.

    Si rezultat një numër i pjesëtarëve serbë të policisë i zhveshën uniformat duke treguar kështu refuzimin e institucioneve në Prishtinë.

    Sot me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut do të mbahen një protestë e organizuar nga kjo parti e cila i ka tre kërkesa.

    Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në veri, janë tri kërkesat e paraqitura.

    Jep dorëheqje kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!