×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident me 4 të lënduar, mes tyre një mjeke

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 16:04

    Një askdient rrugor raportohet të ketë ndodhur rreth një orë më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona, me një prej tyre që ndodhet në gjendje të rëndë në spital ku është dërguar me urgjencë.


    Sipas mediave televizive, mes të plagosurve është edhe mjekja laborante Valbona Tole. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia ka shkuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

    Ndërkaq, fotot tregojnë dy makinat që janë përplasur me njëra tjetrën.

    Aksidenti ndodhi në kthesën pranë njësisë administrative Paper. Është vendi ku dy vite më parë ndodhi një aksident tragjik ku humbën jetën 4 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!