×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humbi në det tre ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 23:25

    Gjendet nga peshkarexhat e peshkimit trupi i pajetë i18 vjecarit nga Kruja që u mbyt të dielën në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.


    Bëhet fjalë për 18-vjeçarin me inicialet E.M.

    I riu kishte shkuar së bashku me familjen për të kaluar fundjavën kur ka humbur kontaktet dhe është mbytur në det.

    Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan policia kufitare dhe polumbarët e forcave RENEA por kërkimet nuk dhanë rezultat.

    Kujtojmë se kjo verë ka patur disa raste ku janë mbytur apo ku kanë rrezikuar të mbyten pushuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!