Arbër Zaimi, sipas Gazetës Tema, ka zgjedhur ta kaloj në një kazino një natë ore policore në Tiranë. Raportimi mbetet ende i pa konfirmuar.
“Duke qenë si këshilltar i kandidatit të “Vetvendosjes” në Tiranë, ai duket se ka kaluar një ditë të lodhshme dhe në mbrëmje është parë në mjediset e Regency Casino në qendër të Tiranës”, raporton Gazeta Tema.
“Shoku i tij Bojken Abazi ka bërë publik numurin e llogarisë për ndihma financiare, por me sa duket mentori kryesor i fushatës së tij nuk ka shumë probleme për lekë”, shkruan në artikull.