×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria dridhet nga tri tërmete radhazi, epiqendra ishte afër Kosovës

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 11:06
    Ilustrim.

    Tre lëkundje tërmeti janë ndier në orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Shqipërisë, rajon i afërt me territorin e Kosovës.


    Sipas Institutit të Gjeoshkencave goditja e parë është shënuar në orën 4 e 19 minuta me magnitudë 4 të shkallës Rihter, epiqendra e së cilës ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut.

    9 minuta më vonë ka pasur një lëkundje më të lehtë me magnitudë 2.1. Pas 10 minutash është shënuar edhe lëkundja e tretë me magnitudë 3.4, sërish në të njëjtën zonë.

    Siç raportojnë mediat në Shqipëri, nuk janë evidentuar dëme nga këto dridhje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Siç dihet, Shqipëria kohën e fundit ka pasur shumë dridhje tërmeti. Madje, sipas ekspertëve, ka pasur raste kur dridhjet e vogla kanë shkuar në mbi 10 brenda pak kohësh.

    Kujtojmë që Shqipëria në nëntor të vitit 2019 u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4, nga i cili vdiqën 54 persona dhe u lënduan mbi 3000 të tjerë. Dëmet nga ai tërmet ishin të mëdha, pasi qindra ndërtesa u dëmtuan në Durrës dhe Thumanë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!