×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni i Speciales

    Specialja nuk komenton arrestimin e Fahri Fazliut

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 10:48

    EULEX-i raportohet se ka arrestuar mëngjesin e sotëm Fahri Fazliun.

    Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë komentuar këto raportime për arrestimin e Fazliut.

    “Nuk kemi asnjë koment”, tha Chris Bennett, zëdhënës i Zyres së Prokurorit të Specializuar për Reporteri.net.

    Për arrestimin e Fahri Fazliut ka folur një familjarë i tij, i cili ka bërë të ditur se e gjitha ka ndodhur kur ai ka dërguar djalin e tij në çerdhe.

    “Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i. Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai për Klan Kosova./Reporteri.net/

    Specialja arreston Fahri Fazliun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!