×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Varroset gruaja që u vra dje në Pejë, flet familjari i saj: Për neve rasti është shumë i rëndë

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 17:06

    Është varrosur Xh.U., gruaja që dyshohet se u vra dje nga burri i saj, Edmond Lajqi.

    Ajo u varros në varrezat e qytetit të Pejës.

    Nga aty, Shpat U., familjar i viktimës ka folur para gazetarëve në lidhje me rastin tragjik.

    Ai tha se për ta rasti është shumë i rëndë.

    “Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardhë me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë. Ju faleminderit, kaq është prej meje. Nuk dimë asgjë më shumë për rastin”, tha ai.

    Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Gjykata e Pejës i ka caktuar dje 30 ditë paraburgim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!