×
  • Lajme
  • Lajme

    Vela: Serbët e Kosovës nuk i bashkohen protestës, ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit

    Reporteri
    06 Nëntor 2022 | 13:06

    Qytetarët serb janë duke protestuar në veri të Mitrovicës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

    Për këtë protestë ka reaguar Blerim Vela, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani.

    Vela ka shkruar në Twitter se serbët vendor të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës.

    “Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Vela.

    Ai më tej ka theksuar se gjyqtarët, policët e prokurorët në veri, po përdoren si instrument politik për të destabilizuar dhe kundërshtuar integrimin në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!