×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Haradinaj kërkon nga gjakovarët edhe një mandat për Ardian Gjinin: Bashkohuni edhe njëherë për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 23:35

    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një videoadresim për qytetarët e Gjakovës, me rastin e zgjedhjeve të 17 tetorit, ka kërkuar edhe një mandat për kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

    “Gjakova ka kaluar shumë periudha të vështira por është shumë krenare me të gjitha të arriturat e saj. Gjakova e bënë krenare jo vetëm Kosovën por të gjithë Kombin”, u shpreh Haradinaj.

    Haradinaj po ashtu ka përmendur zhvillimin, i cili është i vërejtshë në Gjakovë, projektet e realizuara suksesshëm si dhe kulturën e re qeverisëse, të përfaqësuar nga kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.

    “Edhe në periudhën e ardhshme katër vjeçare janë përgatitë plane dhe projekte me rëndësi për jetën e qytetarëve të Gjakovës, kësisoj kjo komunë ta merr fuqinë e vet dhe në mbarë vendin”, tha Haradinaj duke shtuar se e ka për nderë të ftojë qytetarët e Gjakovës që të bashkohen edhe njëherë me 17 tetor, për të votuar Ardian Gjinin dhe listën e AAK-së për Kuvendin Komunal, siç u shpreh Haradinaj: “për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar ekonomikisht”.

    Kurse, Ardian Gjini ka thënë se ndjehet i nderuar me mbështetjen e Haradinajt.

    “I nderuar me vizitën dhe përkrahjen e ish-kryeministrit dhe kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj. Aleanca është parti e dy qeverive të forta me Ramush Haradinajn dhe e qeverisjeve më të mira komunale në shumë komuna të saj. Gjakova është një prej sukseseve më të mëdha qeverisëse në historinë e Aleancës, për të cilën ndjehem i lumtur dhe krenar.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!