×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Krasniqi i bindur për fitoren e PDK-së në Klinë

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 20:31

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka dhënë mbështetje të mërkurën kandidatit të kësaj partie për kryetar të Komunës së Klinës, Esat Rraci.


    Ai tha se në dy fshatrat e kësaj komune Jashanicë e Gllarevë ka parë entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatit të PDK-së.

    “Në Jashanicë e Gllarevë pashë entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Klinës për t’i dhënë fund keqqeverisjes në këtë komunë, ku gjithçka ka stagnuar prej kohës kur nuk ka qeverisur PDK. Mbështetja për Esat Racin dhe PDK-në do të thotë perspektivë e zhvillim për Klinën. Më 17 tetor qytetarët e Klinës, të bashkuar e pa dallime partiake, do të votojnë për ndryshimin e madh, i cili i kthehet Klinës me Partinë Demokratike dhe kryetarin Esat Raci”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!