×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Nis heshtja zgjedhore në Kosovë

    Reporteri
    13 Nëntor 2021 | 7:00

    Të premten është mbyllur fushata zgjedhore, pesë ditëshe, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, që do të mbahen të dielën më 14 nëntor.

    Për pesë ditë kandidatët për kryetar të komunave në 21 komuna që janë në balotazh kanë pasur mundësi të takohen me qytetarët dhe t’i bindin ata për t’ua dhënë besimin. Në këto pesë ditë ata kanë folur e premtuar.

    Por gjithçka ka mbaruar që nga ky moment ata duhet të heshtin, shkruan Reporteri.net.

    Me fillim në orën shtatë të mëngjesit të ditë së sotme, nis heshtja zgjedhore e cila do të zgjatë 24 orë, deri në orën shtatë në mëngjes të së dielës, kur fillon votimi balotazh.

    Komunat ku do të mbahet balotazhi:

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën, Drenasin, Kaçanikun, Istogun, Dragashin, Fushë Kosovën, Obiliqin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Junikun, Vitinë, Malishevën, Vushtrrinë, Shtimen, Kllokotin dhe Mamushën.

    Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë në garë në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon në raundin e dytë në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

    Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh vetëm në Komunën e Malishevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!