×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Raundi i dytë i zgjedhjeve, mbi 1 mijë e 500 vota përmes postës

    Reporteri
    13 Nëntor 2021 | 13:39

    Të premtën në mesnatë ka përfunduar procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

    Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime.

    Ndërkaq, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet nesër, me hapjen e qendrave të votimit që në orën shtatë të mëngjesit.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!